2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkaqet e vërteta pas vendimeve të fundit të presidentit egjiptian

Më të lexuarat

Disa media, gazetarë egjiptianë dhe arabë, kanë komentuar vendimet më të fundit të presidentit egjiptian, Muhamed Mursi, të cilat kanë bërë bujë të madhe. Feraxh Ismail, një gazetar i Alarabyia, shkruan se shpallja e deklaratës kushtetuese nga Mursi, erdhi pas informimit të presidencës nga institucione të sigurisë, se janë përgatitur skenarë për sulme ndaj rezidencave të Vëllazërisë Myslimane, ambasadave të huaja, kanaleve satelitore dhe institucioneve të rëndësishme, të cilat duheshinn djegur. Në fakt, ky skenar filloi me djegien e zyrave të kanalit Alxhazira Live.
Sipas gazetarit, ora zero do të fillonte me të shpallur gjykata kushtetuese shpërbërjen e kuvendit dhe asamblesë kushtetuese, ndërkohë që një gjykatë tjetër përgatitur të shpallë procesin e zgjedhjeve presidenciale të manipuluara dhe shpalljen e Shafik si fitues të tyre.
Vendimet e Mursi erdhën të befasishme për klanin që planifikonte të përmbysë gjithçka. Gjykata shekullariste, e cila konsiderohej si maja e heshtës së regjimit, u kishte mbijetuar të gjitha betejave të deritanishme kundër saj. /ardhmeriaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit