-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kabashi kërkon rregullore për akustikën e xhamive

Më të lexuarat

Këshilltari i LDD-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Lulzim Kabashi, të premten gjatë seancës së legjislativit lokal ka kërkuar që në kuadër të nismave për parandalimin e ndotjes akustike të parashihen masa edhe për uljen e tonit të ezanit të xhamive.

Sipas tij, kontrolli i decibelëve gjatë thirrjes së ezanit përmes altoparlantëve të vendosura në minare tejkalon standardet e lejuara, prandaj dhe duhet shqyrtuar mundësitë që të vihet rregull edhe në këtë aspekt.

“Me zhurmë askush nuk mund të bëhet besimtar më i devotshëm. Thirrja e ezanit duhet të jetë e këndshme për veshin e besimtarëve dhe secilit qytetar dhe jo të shkaktojë ndjenjë irrituese”, ka thënë Kabashi, gjatë pjesës dedikuar pyetjeve të këshilltarëve./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit