Presidenti i Rumanisë, Klaus Lohannis pritet të zhvillojë konsulta me liderët e partive, që më pas të propozojë në Parlament kandidatin për kryeministër
BUKURESHT (AA) – Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, Liviu Dragnea, partia e së cilës doli fituese në zgjedhjet parlamentare në atë vend, ka propozuar të mërkurën Sevil Shhaidehun për kryeministre të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Rumanisë, Klaus Lohannis pritet të zhvillojë konsulta me liderët e partive, që më pas të propozojë në Parlament kandidatin për kryeministër.
Nëse fiton besimin e Parlamentit, Shhaidehu do të jetë femra e parë në postin e kyeministrit të Rumanisë, njëherësh muslimanja e parë që ndonjëherë ka ushtruar atë post.
Dragnea nuk mund të kandidohet për postin e kryeministrit sepse aktualisht është nën hetime për “mashtrim zgjedhor”.
Shhaideh është shumë pak e njohur për opinionin, ndërkohë që gjatë vitit 2015 ajo mbajti postin e ministres për Zhvillim Rajonal, një funksion të cilin e ka ushtruar për gjashtë muaj, ndërsa në dikasterin e lartpërmendur është aktive që nga viti 2012.
Partia Social Demokratike e krahut të majtë, fitoi zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor, por nuk siguroi shumicën e nevojshme që është është arsyeja pse liberalët u pajtuan për formimin e një koalicioni.