3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bangladesh, mbi 100 të vdekur nga zjarri

Më të lexuarat

Më shumë se 100 persona humbën jetën në një zjarr masiv që përfshiu një fabrikë tekstile në Bangladesh, raportuan të dielën mediat ndërkombëtare.

Zjarri përfshiu fabrikën e ndodhur në afërsi të kryeqytetit Dhaka.

Disa prej viktimave humbën jetën si rrjedhojë e hedhjes nga lartësia, në tentativë për t’i shpëtuar flakëve.

Aksidentet në punë janë një fenomen i përhapur në vendin e aziatik, ku kushtet e sigurisë janë pothuajse inekzistente.

Shtëpi e 161 milionë banorëve, në kufi me Indinë dhe Mianmarin, Bangladeshi është një prej vendeve më të varfëra në botë, me të ardhurave vjetore mesatare prej vetëm 700 dollarësh në vit për person dhe dy në tre fëmijë të kequshqyer.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit