1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Izraeli ndalon qasjen në xhaminë Al Aksa

Më të lexuarat

Izraeli e ka kufizuar qasjen palestineze për në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, me ç’rast edhe arrestoi gjashtë anëtarë të Hamasit. Ngjarja ndodhi një ditë pasi një palestinez u vra nga sulmet izraelite përgjatë kufirit Gaza-Izrael, vrasje kjo që çoi prishjen e armëpushimit nga ana e Izraelit.

Rrugët e Jeruzalemit lindor ishin të mbushura me tension të premten, pasi demonstrues të zemëruar sulmuan një stacion policor izraelit në një përpjekje për të siguruar lirimin e një gruaje palestineze e cila u burgos duke provuar të kaloj kufirin.
Në anën tjetër ushtria izraelite ka arrestuar rreth 100 palestinezë që nga dita kur u nënshkrua armëpushimi. Njëzet e tetë të dyshuar u arrestuan nga Bregu Perëndimor, duke përfshirë gjashtë anëtarë të Hamasit, në vazhdën e një ofenzive të spastrimit, gjoja se për arsye të sigurisë.
Autoritetet izraelite thanë se burrat ishin arrestuar në lidhje me një sulm me bombë në një autobus në Tel Aviv të mërkurën.
Zëdhënësi i policies izraelite tha në atë kohë se arrestime të tjera priten gjithashtu.
Izraeli ka ndaluar edhe palestinezët nën moshën 40 vjeç nga qasja e xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem, vendi i tretë i shenjtë në fenë Islame, xhami e cila nderohet edhe nga hebrenjtë.
Kompleksi i xhamisë ka qenë qendër të përplasjeve të fundit. Ushtria izraelite thotë se u përpoq të parandaluar çdo përsëritje që mund të rrezikojë armëpushimin. Por një palestinez i vrarë menjëherë pas armëpushimit të deklaruar, dhe qindra pengje tregojnë se Izraeli nuk e ka marrë seriozisht çështjen e armëpushimit. Bilanci akual i viktimave deri tani është 160 palestinez dhe 5 izraelit të vrarë.
/mszh\ A.Avdiu-Hoxha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit