Nga Halepi vazhdimisht kanë ardhur lajme për vdekje dhe shkatërrim, por së fundmi në një familje ka pasur gëzim, pasi ka lindur fëmija i parë pas evakuimeve, raporton CNN.
Vajza me emër Tasnim, është fëmija i parë i lindur pas evakuimeve që nisën në jug të Halepit gjatë javës së kaluar, transmeton Koha.net.
Tasnim, me peshë vetëm 3 kilogramë, ka lindur të hënën në një spital në Turqi. Kjo është njëra nga 17 klinikat shëndetësore që kanë pranuar pacientë nga lindja e Halepit.
© KOHA