Shikimi i filmave të animuar si edhe dëgjimi i përrallave dhe tregimeve për fëmijë ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e aftësive kognitive të më të vegjëlve.
Për fëmijën dyvjeçar procesi i përsëritjeve në tregimet e filmave të animuar është shumë me rëndësi, sepse i ndihmon të verifikojë kujtesën dhe kuptimin e veprimeve, të lidhë personazhet, ngjarjet dhe kurthet.
Prandaj, prindërit nuk do të duhej të çudiste nevoja e pavetëdijshme e vogëlushëve për përsëritjen e vazhdueshme të disa filmave të animuar apo për shfletimin e librave të ilustruar, transmeton Telegrafi.
Dhe, natyrisht, është normale që të hidhërohet nëse përfundon filmi i preferuar apo prindërit ia ndërrojnë tregimin, theksojnë psikologët.
Nevoja për përsëritje është pasojë e procesit të përjetimit bashkë me personazhet e tregimeve të caktuara.
Vogëlushët në këtë mënyrë identifikohen mendërisht me heronjtë e tyre, aksionet dhe reagimet e të cilëve u ndihmojnë që më mirë t’i kuptojnë ndodhitë jetësore.
Në atë mënyrë ata zbulojnë forma të ndryshme të sjelljeve dhe arrijnë përvojat e para në shembujt virtualë.