1.8 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Berisha: Kisha, rol parësor në identitetin kombëtar

Më të lexuarat

Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e shtunw në konferencën me temë “Roli i Kishës Katolike për Pavarësinë”, ku vlerësoi kontributin e madh që kisha ka dhënë në pavarësinë e vendit dhe në ndriçimin shpirtëror të kombit.

Kryeministri theksoi se kisha ka luajtur rolin kryesor në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes zhvillimit të gjuhës dhe përgjatë historisë së kombit tonë, ndërsa theksoi se shqipja liturgjike është gjuha më e konsoliduar. Librat e parë në gjuhën shqipe janë shkruar nga klerikët shqiptarë, u shpreh kreu i qeverisë, dhe për këtë atyre u mbetet kontributi kryesor në ruajtjen dhe zhvillimin gjuhës amtare.

“Rilindja jonë ishte e vonshme për arsye të njohura, por kisha dhe korifenjtë e saj u shndërruan në krijuesit e veprave. Me veprat e Dom Nikoll Kaçorit, Atë Gjergj Fishtës, Ndre Mjedës dhe meshtarëve të tjerë të mëdhenj, është i lidhur alfabeti i gjuhës sonë”, tha Berisha.

Imzot Rrok Mirdita, nga ana e tij kërkoi që rishikimi i historisë lidhur me Kishën Katolike duhet të kryhet me kujdes dhe të mos shndërrohet në përplasje. Ai theksoi se gjëja më e rëndësishme në këto momente është bashkimi i shqiptarëve dhe jo kthimi i sa shkuarës.

“Nuk kanë munguar gabimet në këto 100 vite me Kishën Katolike. Përplasjet e së shkuarës do të ishin vetëm humbje kohe, pasi çështja madhore është bashkimi i shqiptarëve”, – tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit