Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është pyetur rreth dyshimeve nëse fushata e zgjedhjeve presidenciale në Francë më 2007 ka marrë donacione të paligjshme nga gruaja më e pasur në vend. Sarkozy është marrë në pyetje për 12 orë.
Fushata e tij dyshohet se ka pranuar 150,000 euro nga miliarderja Liliane Bettencourt, trashëgimtare e gjigantit botëror të kozmetikës – L’Oreal.
Sarkozy, 57 vjeç, ka mohuar çdo keqbërje. Në muajin korrik, policia ka bastisur shtëpinë dhe zyrat e Sarkozisë për të kërkuar prova, transmeton Rel.
Sarkozy, i cili ka gëzuar imunitet gjatë kohës sa ka qenë president, është mposhtur në zgjedhjet e majit nga kundërkandidati i atëhershëm, Francois Holland.
Sarkozy ka shërbyer vetëm një mandat si president. /Tg/kohaislame