6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lufta 8 ditore në Gaza – Dëmet e armikut dhe të arriturat e rezistencës

Më të lexuarat

Regjimi sionist të mërkurën e kaluar me 14 nëntor, me vrasjen e komandantit të brigadave të krahut ushtarak të Hamasit, ka filluar operacionet ushtarake kundër Gazës të quajtura “Shtylla e reve”, por në fund përjetoi edhe një dështim nga forcat e armatosura të Hamasit.
Agjencia informative Fars njofton se pas vrasjes së komandantit të lartë të forcave të armatosura të Hamasit, regjimi sionist i cili këto operacione i vlersonte si të arritura të mëdha për vete, ka filluar sulmet e gjera ajrore mbi Rripin e Gazës të cilat gjat tetë ditëve me radhë kanë martirizuar 163 dëshmorë dhe kanë plagosur 1300 qytetarë palestinezë. Regjimi sionist gjatë sulmeve të veta si zakonisht nuk ka kursyer as xhamia dhe objektet të tjera fetare-kulturore të popullit të Palestinës. Përball gjithë këtyre sulmeve dhe gjithë këtij agresioni të regjimit sionist, grupet e rezistencës gjithashtu i janë kundërvene sulmeve të këtij regjimi dhe duke mbrojtur popullatën palestineze, i kanë dhëne një përgjigje të fortë krerëve të regjimit sionist të cilët plotësisht janë befasuar. Hamasi për herë të parë ka arritur të godet qytetet Tel Aviv dhe Kudsin e pushtuar me anë të raketave të tipit Faxhr të cilat kanë krijuar frikë dhe tmerr të madhë tek popullata konolizatore sioniste. Hamasi gjithashtu ka rrëzuar një helikopter dhe dy avionë luftarakë të regjimit sionist që fluturonin mbi qiellin e Gazës ndërsa ka shkatërruar edhe dy anije luftarake të këtij regjimi në ujërat e Gazës, suksese këto që kanë bërë Hamasi të fiton edhe në luftën psikologjike kundrejt armikut. Hedhja e mbi 1500 raketa dhe granatave drejt kolonive cifute është bërë shkak që 5 milion sionistë të futën në strehimore./irib

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit