-0.8 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Sulmi terrorist në Kayseri, ndalohen 7 persona

Më të lexuarat

Ministri Soylu: “Po kryhen të gjitha hetimet në lidhje me sulmin. Aktualisht janë ndaluar 7 persona dhe po vazhdojnë kërkimet për 5 persona të tjerë”

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, në lidhje me sulmin terrorist në Kayseri ka deklaruar se “Po kryhen të gjitha hetimet në lidhje me sulmin. Aktualisht janë ndaluar 7 persona dhe po vazhdojnë kërkimet për 5 persona të tjerë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Soylu ka shtuar më tej se “Aktualisht kemi 13 dëshmorë, dhe për arsyen se kemi edhe një të plagosur tjetër në spital numri i të plagosurve ka arritur në 56 nga të cilët 12 janë nën kujdesin intensiv dhe 4 në gjendje të rëndë.”

Sulm terrorist në Kayseri, vriten 13 ushtarë

Në një deklaratë të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se “Sot, më datë 17 dhjetor 2016 në sulmin me autobombë të kryer ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë plagosur 55 ushtarë të tjerë.”

Ndër të tjera në deklaratë thuhet “Mallkojmë ashpër këtë sulm të ulët dhe të pabesë që është kryer. Mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët trima që kanë humbur jetën në këtë sulm, ngushëllime për familjarët, personelin punonjës të forcave të armatosura turke dhe për popullin turk si dhe urojmë shërim të shpejtë për kolegët tanë heronj dhe qytetarët që janë plagosur.”

“Lufta e Turqisë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, gjenerali Hulusi Akar, në lidhje me sulmin terrorist në qytetin Kayseri tha se “Lufta jonë kundër terrorizmit brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë me një këmbëngulje dhe vendosmëri në rritje deri në neutralizimin e terroristit të fundit”.

Gjenerali Akar i cili që prej dy ditësh ndodhet për inspektime në njësitë kufitare në qytetet Gaziantep dhe Kilis ka bërë një deklaratë për AA-në në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur në qytetin Kayseri.

Duke dënuar sulmin e ndërmarrë ndaj automjeti i cili transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje, Akar ka shtuar se lufta e Turqisë kundër terrorizmit do të vazhdojë me këmbëngulje dhe vendosmëri.

“Tradhtarët do të mbyten në gjakun që kanë derdhur”

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka reaguar në rrjetin social Twitter, pas sulmit me bombë në qytetin Kayseri në të cilin, sipas informacioneve të para, kanë humbur jetën së paku 13 ushtarë.

“Tradhtarët që dëshirojnë të cenojnë paqen tonë, le ta dinë se do të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Keqbërësit që bëjnë kurthe do të rrafshohen për toke”, porositi Cavusoglu.

Ai shtoi se dhimbja e popullit turk momentalisht është e madhe, dhe dërgoi mesazhe ngushëllimi për familjet e viktimave ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit