13.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Erdoğan: Kundër terrorizmit do të luftojmë me frymën kombëtare

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan: “Sulmet terroriste, bashkë me ushtarët dhe policët tanë kanë në objektiv të gjithë 79 milionë qytetarët tanë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin terrorist në Kayseri, ka deklaruar se “Sulmet terroriste, bashkë me ushtarët dhe policët tanë kanë në objektiv të gjithë 79 milionë qytetarët tanë. Turqia ndodhet nën sulmet e përbashkëta të organizatave terroriste. Kryesisht organizata terroriste separatiste e cila po përdor të gjitha mundësitë e saj. Është shumë e qartë se objektivat e akteve të organizatës terroriste separatiste kanë qëllim kryesor të pengojnë Turqinë dhe që ajo të fokusojë energjinë dhe forcën e saj në drejtime të tjera”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenca e Turqisë ka njoftuar se Presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se sulmi me bombë në qytetin Kayseri ka shtuar edhe më shumë dhimbjen, pas sulmit të ngjashëm të ndërmarrë të shtunën kaluar në Stamboll.

“Është dita që të gjithë së bashku të jemi Turqi”

Ndër të tjera ai ka vënë në dukje se dihet që këto sulme me të cilat po përballet vendi nuk janë pavarura nga ngjarjet e përjetuara në rajon, kryesisht nga zhvillimet në Siri dhe Irak, madje edhe nga luhatjet ekonomike.

“Kundër këtyre organizatave terroriste bashkë me popullin do të vazhdojmë me një vendosmëri të gjithë së bashku luftën me frymën kombëtare. Nuk është dita që të humbin energjinë tonë me grindje dhe rivalitete të kota ditore, por është dita që të kemi unitet në kuadër të parimit “Një popull, një flamur, një atdhe, një shtet”. Është dita që të jemi të bashkuar, të jemi vëllezër dhe që të gjithë së bashku të jemi Turqi. Uroj që mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët e rënë në sulmin terrorist në Kayseri, shpreh ngushëllimet për të afërmit e tyre, si dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, është shprehur Erdoğan.

Në deklaratë konfirmohet se si pasojë e sulmit në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë plagosur 55 të tjerë.

Yıldirim: Terroristët janë armiku i përbashkët i njerëzimit

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, deklaroi sot se FETO, PKK, PYD dhe DEASH pavarësisht se si quhen, janë vrasës që të gjithë dhe armiku i përbashkët i njerëzimit.

Yıldırım po qëndron në qytetin turk Kahramanmaras, ku morri pjesë në ceremoninë e hapjes së disa objekteve në sheshin e Demokracisë në këtë qytet.

Gjatë paraqitjes së tij publike, ai foli edhe për sulmin e sotëm terrorist në qytetin Kayseri në Turqinë qendrore ku u vranë së paku 13 ushtarë turq dhe u plagosën 55 persona të tjerë.

“FETO, PKK, PYD, DEASH pavarësisht se si quhen, të gjitha ata janë vrasës, janë organizata terroriste dhe që të gjitha janë një armik i përbashkët i njerëzimit”, tha Yıldırım.

Ai tha më tej se autoritetet e vendit bashkë me përkrahjen e popullit do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit duke mbrojtur unitetin dhe sigurinë.

“Asnjë forcë nuk do të na zmbraps nga qëllimet tona për të ardhmen e rrugës sonë të shenjtë. Turqia dhe populli i saj këmbëngulës do ta fitojnë këtë luftë. Njerëzit e këqij të cilët nuk kanë njerëzi janë të paradestinuar të dështojnë”, tha Yıldırım.

Ai ka pohuar se mëngjesin e sotëm i ishte thënë se është kryer një sulm terrorist në Kayseri dhe të anulojë programin e sotëm në Kahramanmaras.

“Thash nuk do ta anulojmë eventin dhe këtë nuk e bëmë, sepse nuk u nënshtrohemi terroristëve”, përfundoi Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit