-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

“Civilët në Halep të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare”

Më të lexuarat

Në një deklaratë Hussein ka thënë se civilët që kanë ikur nga lindja e Halepit dhe ata që janë marrë peng nga regjimi duhet të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare

GJENEVË (AA) – Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-së, Zeid Raad al Hussein, ka deklaruar sot duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar se “Regjimi duhet ti japë fund masakrës në Halep”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Hussein ka thënë se civilët që kanë ikur nga lindja e Halepit dhe ata që janë marrë peng nga regjimi duhet të trajtohen sipas rregullave ndërkombëtare.

Ai duke vënë në dukje se OKB ka burime të sigurta për informacionet rreth vrasjeve që regjimi i Asadit ka bërë në lindje të Halepit ka shtuar: “Dhjetëra kufoma ende janë në rrugët e Halepit. Qytetarët atje nuk mund të marrin dhe të heqin kufomat për shkak të bombardimeve intensive dhe nga frika se mund të goditen.”

“Ato që po përjetohen në Halep, mund të përjetohet edhe në Duma, në Rakka, në Idlib, etj. Nuk mund të lejojmë një gjë të tillë”, ka thënë Hussein. Ai më pas ka shtuar se shumë familje në Halep thonë se kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me të afërmit e tyre dhe se shumë të rinj janë marrë me forcë nga regjimi i Asadit.

Hussein ka bërë thirrje që të reagohet pas britmave të të rinjve, grave, fëmijëve dhe të moshuarve në Halep. “Terrori dhe masakrat në Halep duhet të ndalohen. Bota është duke bërë sehir ndaj Halepit. Dhe ne me besimin se një ditë do të japë llogari për ato që bën ndaj popullit të tij, jemi duke regjistruar çdo gjë”, ka shtuar ai në vijim.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit