Nga sulmet e ndërmarra në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në pjesët lindore të Halepit nga forcat e regjimit të Asadit në Siri kanë humbur jetën 31 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i mbrojtjes civile në Halep, Nexhip Ensari, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në sulmet ajrore dhe tokësore të ndërmarra nga regjimi dhe partnerët e tij në pjesët lindore të qytetit kanë humbur jetën 9 civilë në lagjen Bustan el Kasr, 11 në lagjen Firdevs, 5 në Magajir si dhe janë plagosur 40 të tjerë.
Ensar ka shtuar gjithashtu se edhe 6 civilë kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra ditën e djeshme.
Duke vënë në dukje se sulmet intensive kanë detyruar që një numër të madh i familjeve të kalojnë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve, Ensar ka shtuar se popullata nuk mund të gjejë produktet themelore të ushqimeve. Ndërsa bëhet e ditur se ka arritur në 991 numri i personave të vrarë në sulmet e fundit të nisura nga regjimi që nga 15 nëntori e deri tani kundër Halepit.
Në një territor prej 15 kilometër katrorë nën kontrollin e opozitarëve në Halepin lindor ndodhen afërsisht 200 mijë civilë.
Ndërsa dhjetëra mijëra familje të përballura me sulmet intensive ajrore dhe tokësore që prej 15 nëntorit nga regjimi dhe mbështetësit e tij presin me shpresën që të evakuohen në mënyrë të sigurtë nga rajoni. Vhet në dukje se janë përballur me keqtrajtime mbi 40 mijë civilë të cilët kanë dalë duke u larguar nga rajonet nën kontrollin e opozitarëve ose që ndodheshin në rajonet që janë marrë nën kontroll nga forcat e regjimit.