8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pikaso dhe opinionbërësit agresivë

Më të lexuarat

Shkruan: Edip HYSENI

Pablo Pikaso njihet botërisht si piktor i madh. Njëra prej veprave më të shquara dhe gjeniale të tij është Guernica. Guernica është një pikturë plot simbolizëm, në të cilën paraqitet mjaft qartë bombardimi i qytetit të Guernikës në Spanjë nga ushtria gjermane. Sipas meje në të para syve na ipet së pari dhimbja, pastaj njerëzit si detaje, për ta bërë dhimbjen të harrohet për pak kohë, por në fund, një dhimbje e madhe përshkon pikturën sërish, tanimë edhe në detajet e njerëzve. Atyre që i’u intereson mund të gjejnë mjaftueshëm materiale lidhur me simbolizmin dhe interpretimet e tij mbi pikturën. Sigurisht se tashmë po pyeteni çka e ndërlidh sipërmarrësinë e këtj shkrimi me pikturën e Pikasos? E ndërlidh një detaj interesant: gjatë një ekspozite të pikturave të Pikasos, një gjeneral gjerman i afrohet Pikasos dhe e pyet: zotëri, e keni bërë ju këtë? Përgjigja e gjeniut me atë rast do të qe mbresëlënëse: “jo zotëria juaj, ju e keni bërë këtë!”

Ngjarjet e fundit treguan se si në çdo shoqëri tjetër edhe në shoqërinë tonë problemet e vogla me kohë tejkalojnë masën e tyre, dhe vijnë e bëhen gjithnjë e më shumë probleme të mëdha. Që të jem krejt i hapur: agresiviteti medial i shfaqur nga shumica e njerëzve nga bota e medias, flet për një gjendje psikologjike gati obsesive. Kjo lloj energjie e pakuptimtë investon pandalë në presione individuale dhe në huti shoqërore. E për të mirën e shoqërisë do të duhej një qetësi, një urti e figurave publike, sepse në të kundërtën sjellet e tyre qëllimshëm do të përçonin kah krijimi i një klime kaotike, nga e cila më pastaj do të ushqeheshin edhe ata vetë.

Problemi në pika të përgjithshme

Për kohën sa hedhet dritë mbi psikologjinë e opinionistëve agresiv, më me vend do të ishte të analizohet dinamika e veprave të tyre në korelacion me eskalimin total të realitetit shoqëror, me dijeninë apo pa dijeninë e tyre.

Ose edhe më direkt: Islami është realitet dhe fat i kësaj gjeografie. Ibn Halduni thoshte “Gjeografia është fat”. Kësodore megjithë dekadencën e shumëanshme, kjo gjeografi përbehet nga një ontologji që kohë pas kohe bëhet e dukshme. Por çfarë ontologjie është kjo dhe çfarë përmban më konkretisht ? Përpara se të dilet në këtë pikë, nevojitet një tërheqje në skajin e inxhinjeringut social, për të dhënë përgjigje të sinqerta. Pa plotësimin e këtij kushti, mendoj se nuk mund të arrihet në pyetjet dhe përgjigjet e duhura. Opinionistët agresivë, duhet ta pranojnë së pari këtë realitet (ose më mirë thënë të përballen me të e jo t’i ikin). Kjo për te mirën e këtij vendi.
Sepse në të kundërtën, do të vazhdojnë të jenë shërbëtore të inxhinjeringut social përkatësisht përpjekjes për t’ia ndryshuar rrjedhën lumit, duke harruar kështu që lumit sado që t’i ndrrohet rrjedha ai sërish e gjen shtratin e vet.

Shkurt fjala, realitetin në fjalë të islamit nuk mund ta ndryshojnë zhvillimet politike, ekonomike, kulturore etj. Ky realitet është i pazhbëshëm nga opinionet ditore reaksionare.

Specifikat e problemit

Zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë nuk kanë qenë asnjeherë më aktuale në mediat e Kosovës dhe Shqipërisë se sa këto që do mbahen. Madje shumë ngjarje të rëndësishme në Maqedoni nuk gjenin vend në këto mediume, në krahasim me hapësirën që i’u dha kësaj rradhe këtyre zgjedhjeve rutinore në shtetit fqinj.

Por çfarë na tregon reagimi ashpër dhe pamatur i kuliseve opinionbërëse? Tregon se këta njerëz frikësohen nga një parti (unë do të thosha lëvizje), që ka riqendërzuar pyetjet jetësore të shqiptarëve të Maqedonise, pyetje këto të lëna anash. Frikë nga një lëvizje që shënon madje edhe tranformim të mentalitetit nga cinizmi kah shpresa, mentalitet ky që synohet të etablohet në terren. E kjo i’u pengon meqë siç u cek, të apostrofuarit më parë nuk tregonin ndonjë interes mbi zhvillimet në Maqedoni. Për mua është fatkeqësi, që në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka inikacione të mjaftueshme për një lëvizje të ngjashme. (Natyrisht realiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është shumë më i ndryshëm nga ai i Maqedonisë), edhe për faktin që nuk ofron tabanin e një lëvizjeje të përtputhur me ontologjinë, realitetin dhe një konsensus më gjithëpërfshirës.

Përmbyllje

Keqqeverisja dhe injorimi me dekada i faktorit shqiptar në Maqedoni nxorrën në skenë një realitet të ti të pashmangshëm shoqëror. E në fakt ky realitet do të duhej të ishte realiteti strumbullar, qëndror i shoqërisë, kurse opcionet tjera, alternativa jashtë kornizës. Kjo sepse gjuha e islamit tradicional dhe metodat e veprimit të islamit, janë krijuese, ndërtuese e jo rënuese. Me sjelljet arrogante bota e medias po bëhet frenuese e tranizionit dhe transforimit të realitetit. Pozicioninet opinionbërësve po dalin të jenë krejtësisht subjektive të skajshme, dhe injoruese të së mirës së përbashkët dhe objektivitetit. E ky i fundit është kusht për të pasur opinion të shëndoshë dhe racional.

Transformimi i realitetit në Kosovë dhe Shqipëri do të jetësohet qoftë edhe pa lëvizje a parti politike me orientim islam, por vetëm në saje të transformimit të mentalitetit shoqëror. E përdorimi i islamit si argument demonizues e monstrumizues nga kuliset opinionbërëse subjektiviste vetëm sa do ta ndjell një turpërim të ngjashëm me atë të gjeneralit gjerman para Guernicës. Ky turpërim mund të mos ndodh publikisht, por të rrjedhë si rezultat i një shikimi të gjatë para pasqyrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit