-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

“Kërcënim islamofobik” ndaj deputetes muslimane në SHBA

Më të lexuarat

Deputetja e parë me shami me origjinë somaleze e SHBA-ve, Ilhan Omer, ka deklaruar se ka qenë e ekspozuar në një “kërcënim islamofobik” nga një shofer taksie në Washington, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, mësohet se Omer e cila është zgjedhur në Kuvendin e Përfaqësuesve nga Minnesota ka konfirmuar se shoferi i taksisë e ka kërcënuar atë me heqjen e shamisë.

Duke vënë në dukje se ngjarja ka ndodhur gjatë kthimit në një hotel pas pjesëmarrjes në një trajnim në Shtëpinë e Bardhë Omer tha se “Kur po kthehesha në hotel udhëtova në një taksi dhe mbeta e ekspozuar ndaj ngacmimit dhe kërcënimit më urrejtës, nënçmues, islamofobik, që kam përjetuar deri më tani.”

Pasi ka shpjeguar se taksisti i është drejtuar sikur të ishte militante e DEASH-it dhe e ka kërcënuar për heqjen e shamisë, Omer ka shtuar më tej se “Nuk isha e sigrutë se si do të përfundonte kjo ngjarje teksa përpiqesha të zbrisja me nxitim nga taksia. Kur kujtoj ngjarjen ende dridhem. Po përpiqem të kuptoj se si mund të jenë kaq të guximshëm duke treguar urrejtjen kundër muslimanëve. Unë lutem për taksistin dhe njerëzinë që mbartin në zemrat e tyre urrejtjen.”

Bëhet e ditur se policia e Washington DC nuk kanë marrë ndonjë ankesë në lidhje me ngjarjen. Gjitashtu vihet në dukje se ndaj një pyetjeje në llogarinë e medias sociale Omer është përgjigjur se nuk e ndjen veten të sigurtë pasi taksisti është në dijeni të vendit ku ajo qëndron dhe se këtë ngjarje do ta raportojë menjëherë pasi të kthehet në Minneapolis.

Sipas regjistrimit të popullsisë në SHBA, Minnesota është rajoni ku jetojnë më shumë personat me origjinë somaleze në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit