13.1 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Vendet e Afrikës i mbyllin dyert FETO-s

Më të lexuarat

Deri më tani janë firmosur marrëveshjet për kalimin e shkollave të Organizatës terroriste FETO që ndodhen në 5 shtete, nën administrimin e Fondacionit Maarif.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga themelimi i tij, Fondacioni Arsimor i Turqisë Maarif (TMV), ka shënuar një sukses të madh, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani janë firmosur marrëveshjet për kalimin e shkollave të Organizatës terroriste FETO që ndodhen në 5 shtete, nën administrimin e Fondacionit Maarif.

Ndërkohë që pas veprimeve përkatëse shkollat e FETO-s në Somali dhe Guine i kanë kaluar TMV-së, në Çad dhe Senegal janë firmosur marrëveshjet për kalimin e shkollave të FETO-s tek Fondacioni Maarif. Ndërkohë në Sudan janë duke mbaruar procedurat për kalimin e shkollave nën administrimin e TMV-së.

Pas një bisede telefonike që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka patur me Presidentin e Benin-it, Patrice Talon, thuhet se Benin-i ka vendosur që të mbyllë 3 shkollat e FETO-s në këtë vend dhe t’ia kalojë ato Fondacionit Maarif.

Kur procedurat e kalimit të përfundojnë Fondancioni Maarif do të ketë nën administrim brenda një kohe të shkurtër, gjithsej 21 shkolla, nga të cilat 5 në Guine, 3 në Çad, 2 në Somali, 2 në Sudan, 3 në Benin dhe 6 në Senegal.

Zyrtarë të këtij fondacioni kanë vizituar në 3 muaj 15 vende nga rreth 100 vende ku ka shkolla të FETO-s. Ndërkohë theksohet se Maarif pritet të finalizojë punën në 10 vende të botës.

Ata nuk përmendin emrat e vendeve për të mos u përballur me ndonjë problem të caktuar, por theksojnë se në vizitat e zhvilluara shoqërohen nga zyrtarë të Ministrisë turke të Arsimit si dhe diplomatë.

Fondacioni Maarif i cili punon në Europë, Afrikë, Australi dhe Azi, synon që brenda 1 viti të zgjerojë aktivitetin në rreth 100 vende ku ka shkolla të FETO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit