-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Populli turk nis fushatën për shpëtimin e lirës

Më të lexuarat

Fushatën për shkëmbimin e valutës në Turqi e kanë mbështetur grupe dhe individë të shtresave të ndryshme të shoqërisë në vend

IZMIR/KONIA/SANLIURFA/INEBOLU (AA) – Fushatën për shkëmbimin e valutës në Turqi e kanë mbështetur grupe dhe individë të shtresave të ndryshme të shoqërisë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan më herët i bëri thirrje popullit që të këmbejë kursimet në valuta të huaja për të parandaluar rënien e lirës. Avokatët, bukëpjekësit, çajtoret, mjekët, floktaritë, shoferët dhe personat me profesione të tjera, nga të gjithë pjesët e Turqisë japin kontributin e tyre dhe organizojnë fushata të ndryshme për rritjen e lirës.

Avokatja nga Izmiri Ayse Rabia Yurekliturk, theksoi se konsumatorët të cilët shkëmbejnë dollarë në vlerë prej 50.000 lirash, lirohen nga pagesat për çështjet ligjore. Yurekliturk për AA tha se ajo dëshironte të jap kontributin e saj dhe të tregojë se presidenti Erdoğan dhe shteti nuk janë të vetëm, në kohën kur ndodhën ndryshimet në relacionin lira-dollar.

– Ata që shkëmbejnë deviza e kanë pa pagesë kontrollin mjekësor, çajin dhe transportin –

Mjeku i përgjithshëm nga Sanliurfa Fuat Karakecili në përputhje me fushatën e nisur, ka thënë se ata qytetarë që sjellin faturë për shkëmbimin e 100 dollarëve, nuk do të paguajnë për shërbime mjekësore.

Karakecili konsideron se fushata përveç tregtarëve duhet të mbështetet edhe nga punonjësit mjekësorë. Pronari i çajtores në Ineboluu Alparslan Kasapoglu në dritare të çajtores kishte shkruar se ata që sjellin një faturë që kanë shkëmbyer 100 dollarë, do të marrin dhjetë çaja falas.

Shoqata e shoferëve të minibusit në Konia ofron shërbim falas të pasagjerëve të cilët shkëmbejnë 250 dollarë. Shoferi Sami Olgun thotë se ata janë të gatshëm për Turqinë të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre.

“Shpresoj se kjo fushatë do të vazhdojë në të gjithë vendin. Nuk guxojmë t’ia dorëzojmë këtë vend rrëmbyesve. Kjo që ne po bëjmë për vendin tonë, nuk është asgjë”, tha Olgun.

– Fushata është mbështetur edhe nga pensionistët –

Tregtari në pension nga Kahramanmarasi Mehmet Aggurbuz (60) shkëmbeu kursimet prej 5.000 dollarëve dhe kështu dha kontributin e tij në fushatë. Ai në këmbimore erdhi me pankartën ku shkruhej “Z. President, nuk na duhen as eurot as dollarët, ne kemi nevojë për ty. Populli është me ju”.

Mbështetja për fushatën në Turqi po përhapet edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Shumë përdorues të rrjeteve sociale bëjnë thirrje për përhapjen e fushatës dhe informimin edhe të tjerëve për rëndësinë e saj.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit