-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia dhuron 20 karroca për pjestarët e HANDIKOS-it

Më të lexuarat

Në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, Ambasada Turke në Kosovë dhe kontingjenti i KFOR-it turk në Kosovë , kanë dhuruar 20 karroca për pjesëtarët e HANDIKOS-it në Mitrovic, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Përveç anëtarëve të rregullt të HANDIKOS-it, pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, ambasadorja Turke në Kosovë Kivilcim Kilic, e cila ishte e shoqëruar nga komandanti i kontingjentit turk në kuadër të KFOR-it në Kosovë, koloneli Saim Bagci.

Në aktivitet morën pjesë po ashtu edhe nënkryetari për komunitete në Komunën e Mitrovicës Eroll Zekirja, drejtori i Drejtorisë së Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, si dhe drejtoresha e OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri –Hasani.

Ambasadorja Kilic tha me këtë rast se ky donacion i shtetit turk për këtë kategori të qytetarëve, nuk është donacioni i vetëm pasi që do të shikohen mundësitë për mbështetje në forma të ndryshme të kësaj dhe kategorive tjera të qytetarëve të Kosovës.

Mirvete Hasani, drejtoreshë e HANDIKOS-it i njoftoi mysafirët me gjendjen aktuale, aktivitetet si dhe problemet me të cilat përballet kjo shoqatë gjatë gjatë funksionimit të saj./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit