-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rusia e Kina vendosin veto në KS të OKB-së për dërgimin e ndihmave në Halep

Më të lexuarat

Në Këshillin e Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) u refuzua projekt-rezoluta e cila parashihte armëpushim shtatë-ditor që do të siguronte dërgimin e ndihmave humanitare në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vdekjes së shumë civilëve nga sulmet e ashpërsuara ajrore të regjimit dhe Rusisë në Halep dhe pas shpalljes së Halepit nga OKB-ja si “qytet pa ushqim”, në KS u zhvillua votimi i projekt-rezolutës së përgatitur nga Spanja, Egjipti dhe Zelanda e Re e cila u prezantua para Këshillit.

Rusia dhe Kina i vënë veto projekt-rezolutës, ndërkohë që Venezuela, e cila nuk posedon të drejtën e vetos, votoi kundër. Nga ana tjetër, Angola abstenoi, ndërsa 11 shtete mbështetën projekt-rezolutën.

Me këtë veto, që nga viti 2011, Rusia ka vënë veto gjashtë herë mbi projekt-rezolutat në lidhje me Sirinë, ndërsa Kina pesë herë.

Ndryshe, për miratimin e projekt-rezolutave në Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë, nevojiten nëntë vota pro dhe mosvënie e vetos nga asnjë prej anëtarëve të përhershëm, konkretisht SHBA-të, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit