0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Arrin në 48 numri i martirëve në Gaza

Më të lexuarat

Pas sulmit në zyrën mediatike në Gaza, numri i të martirizuarve gjatë sulmeve çnjerëzore të regjimit sionist kundër këtij rajoni ka arritur në 48, ndërsa numri i të plagosurve mësohet të ketë arritur në 450 persona.
Burimet informative njoftojnë se avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar dje kullën Sherug në Gaza, godinë që përdorej nga agjenci të ndryshme informative. Agjencia qendrore e lajmeve në Palestinë bënë të ditur se disa raketa të ushtrisë së regjimit sionist kanë goditur godinën ku janë martirizuar disa palestinezë. Gjithashtu Ushtria izraelite thotë se ka bombarduar Rripin e Gazës 950 herë që nga fillimi i valës së re të sulmeve në enklavën e bllokuar. Goditjet ajrore izraelite në Rripin e Gazës vazhduan për ditën e katërt, ndërsa tanket ushtarake të Tel Avivit hodhën predha ndaj Gazës lindore. Nga ana tjetër mësohet se ka shkuar në 2-3 milion numri i sionistëve të strehuar nga frika e sulmeve të rezistencës. Ndërkohë federata e çifutëve në veri të Amerikës ka akorduar një fond prej 5 milion dollarësh në forme ndihme për regjimin sionist.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit