3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Komuniteti islamik në BiH mirëpret liderin e ri

Më të lexuarat

Bashkësitë rajonale islamike parashikojnë që Husein Effendi Kavazoviç të vazhdojë forcimin e jetës fetare dhe institucionet për boshnjakët myslimanë.

Pas 19 vjetësh si kryetar i Bashkësisë Islamike të Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH), Reis Mustafa Efendi Çeriç i dorëzoi postin e tij te Husein Effendi Kavazoviç të enjten (15 nëntor).

Kavazoviç, 48 vjeç, është i vlerësuar nga udhëheqësit e tjerë fetarë. Edhe pse ai nuk u ka shpëtuar kritikave, deklarata e tij pas masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 — kur ai u kërkoi myslimanëve të mos hakmerren ndaj civilëve serbë — e ndihmoi atë të ndërtonte një reputacion si i moderuar.

“Ne do të ndryshojmë dhe do të rregullojmë të vjetrën dhe të keqen,” tha Kavazoviç në një deklaratë për mediat.

“Ne po përballemi me detyra serioze për progres dhe zhvillim. Për këtë, ne kemi aftësinë, njohuritë dhe vendosmërinë. Forca, e siguruar nga uniteti i myslimanëve dhe ndërgjegjja e boshnjakëve, do të fokusohet në drejtim të sigurisë dhe të mirës së vendit ku jetojmë. Ne do të respektojmë përgjegjësitë e marra dhe do të bashkëpunojmë me fqinjët e besimeve të tjera. Ne do të kontribuojmë në forcimin e shoqërisë së Bosnjë e Hercegovinës, e themeluar në respekt të diversitetit dhe përgjegjësisë për ato dallime”.

Mbas Çeriç, Kavazoviç zëvendëson një lider, i cili shpesh ishte akuzuar për përfshirje të tepërta në vendimet politike. Çeriç kurrë nuk u distancua zyrtarisht nga Vehabias dhe islamikët radikalë, dhe ai i shpalli gazetarët që denoncuan këto grupe si islamofobikë.

Enes Osmanceviç, një profesor në Universitetin e Tuzlës, tha se Kavazoviç është anëtar i një grupi militant të krahut të djathtë në bashkësinë islame — një që nuk bën dallim midis fesë dhe politikës.

“Kavazoviç e mban të fshehtë orientimin e tij të krahut të djathtë duke u fshehur pas shqetësimeve për besimin dhe kombin, dhe militantizmin e tij duke u fshehur pas patriotizmit”, tha Osmanoviç për SETimes. “Arsyetimi i tij i mëparshëm në lidhje me çështjet aktuale të shoqërisë dhe fesë në BiH ka treguar se ai është me të vërtetë, më shumë një politikan i origjinës njëdimensionale, i cili ka qenë për vite i përfshirë me vendimet e SDA-së. Puna e tij e mëparshme është më shumë politike dhe më pak fetare”.

Zgjedhja e Kavazoviçit solli komente pozitive në rajon, ku komunitetet e tjera islamike e kërkuan atë për të vazhduar forcimin e jetës fetare dhe institucionet për myslimanët boshnjakë.

“Bashkësia Islamike në BiH ka pasur gjithmonë bashkëpunim të mirë. Unë jam i bindur se Bashkësia Islamike dhe myslimanët e BiH dhe diasporës vendosën njeriun e duhur në vendin e duhur”, tha Reis Rifat Ef. Fejziç nga bashkësia islamike e Malit të Zi.

Ndryshimi i udhëheqjes së Bashkësisë Islamike të Bosnjës vjen vetëm pas një veprimi të ngjashëm në Kroaci, ku Aziz Hasanoviç u bë në shtator i pari myfti i ri në 22 vjet. Ai shpreson që bashkësia islamike të prosperojë pasi Kroacia të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2013.

“Me të hyrë në BE, Kroacia, si vlerë, sjell së bashku situatën e zgjidhur më mirë të myslimanëve në Evropë”, tha Hasanoviç.” Ne e ofrojmë këtë si një model për zgjidhjen e çështjes së të gjitha pakicave myslimane në botë, si edhe atë të pakicave të krishtera në rajonet myslimane”.

/set

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit