“Ai si ndërroi fenë është më i keq se turku”. Këto fjalë i ka thënë kandidati i BDI-së, Branko Manojlovski në një emision në Tv21, duke habitur mbarë opinionin shqiptar i njohur për tolerancën ndërfetare.
“U bë më i keq se turku”, dëgjohet Manojlovski duke thënë më tej, në një video që është bë virale në rrjetet sociale.
Ndryshe, shumë shqiptarë ortodoksë janë distancuar nga Branko Manojlovski pas kandidimit të tij për deputet. Ata e kanë akuzuar se duke u kandiduar në listën e partnerit të VMRO-DPMNE-së, Manojlovski ka vendosur të përkrahë politikën e ngjashme me politikën që asimiloi shqiptarët ortodoksë dhe që u shkaktoi dëme të mëdha gjithë shqiptarëve./Lajmpress
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1428764570497724/