Një peticion është hapur në change.org, për të ndaluar ndërtimin e xhamisë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Nismëtari i këtij peticioni është Ragip Rugova, i cili katër muaj më parë ka kërkuar për të nënshkruar pasi që, sipas tij “Qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë për xhami të reja as për kisha të reja.”
“Xhamitë dhe kishat nuk sjellin përparim të shoqërisë. Ato sjellin prapambetje dhe kthim në ideologji dhe praktika të territ të mesjetës.”, ka shkruar Rugova në përshkrimin e peticionit.
Deri më tani këtë iniciativë e kanë përkrahur 908 persona, ndërsa pasi që të arrihet numri 1000 peticioni do ti dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe Komunës të Prishtinës.
Në vitin 2011 Komuna e Prishtinës, ka përcaktuar lokacioni për ndërtimin e xhamisë së re të qytetit te Posta e re në Ulpianë, lokacion i cili do përfshinë në një sipërfaqe rreth 78 ari. /Insajderi.com