-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Për çka Thaçi po lavdohet nga ky Kongres amerikan i Hebrejve (dokument)

Më të lexuarat

Kongresi Amerikan i Hebrejve, i themeluem me  1918, që njihet si organizata ma e madhe në botë që mbron të drejtat e hebrejve ja ka dërgue presidentit Thaçit nji letër falënderimi.

Në këtë letër, Jack Rosen, president i Kongresit amerikan të hebrejve falënderon presidentin Thaçi për ndalimin e shitjes së librave me përmbajtje antisemite, që ma parë janë shitë në tregun e Kosovës.

Rosen shkruen se vendet tjera t’Europës dhe botës, duhet me ndjek shembullin e Kosovës për me parandalue urrejtjen ndaj hebrejve.

“Së fundi kam ndigjue lajmin për vendimin tuej për me ndalue librat anti-semitik në vendin tuej, dhe unë po ju shkruej sot me shpreh mirënjohjen time të sinqertë për marrjen e nji hapi të guximshëm për me adresue urrejtjen e pafundme që ekziston kundër hebrejve”, thuhet në këtë letër.

Rosen ma tej në letër shkruen se propaganda anti-semitike e Luftës së Dytë Botnore solli që nji brez i tanë i hebrejve me u vra brutalisht.

 

kongresiiii

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit