3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Irani do të kufizojë të drejtat e grave për të udhëtuar

Më të lexuarat

Ligjvënësit në Iran janë duke përgatitur një legjislacion, i cili mund të ndryshojë në mënyrë drastike mundësitë e një gruaje për të marrë një pasaportë dhe për të udhëtuar jashtë vendit.

Projekt-ligji, që pritet të dalë para Kuvendit 290-vendesh, parasheh që gratë deri në moshën 40-vjeçare të marrin leje zyrtare nga babi i tyre ose kujdestari mashkull për t’u pajisur me dokumente udhëtimi.

Sipas ligjit aktual, të gjithë iranianët nën moshën 18 vjeç duhet të kenë lejen e babait para se të marrin pasaportën, ndërsa gratë e martuara miratimin e burrit.

Propozimi pritet të gjejë mbështetje në mesin e ligjvënësve, por kritikët thonë se ai është një tjetër sulm mbi gratë.

​​Aktivistja e të drejtave të njeriut, Shirin Ebadi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, thotë për Radion Evropa e Lirë se interpretimi i Ligjit të Sheriatit në Iran i vë gratë dhe vajzat në disavantazh të dukshëm.

Vajzat mund të martohen ligjërisht qysh në moshën 13 vjeçe. Të gjitha duhet të kenë lejen e kujdestarit mashkull për t’u martuar, pavarësisht moshës së tyre.

Ato duhet të zbatojnë kodin e rreptë të veshjes, me trup dhe flokë të mbuluara në publik, si dhe ndalohen të kenë kontakt të rastësishëm me gjininë e kundërt.

Nasrin Sooudeh, mbështetëse e shquar e të drejtave të grave dhe e fëmijëve, po shërben dënimin prej gjashtë vjetësh heqje lirie në burgun famëkeq të Evinit, në Teheran. Ajo ngarkohet me një gamë akuzash, përfshirë shkeljen e kodit islamik me daljen në publik pa shami në kokë.

​​Sotoudeh, e cila në tetor është bërë bashkëfituese e Çmimit Sakharov të Bashkimit Evropian për Liri të Mendimit, ka hyrë në javën e katërt të grevës së urisë.

“Lëvizjet feministe janë bërë shumë të mëdha dhe shumë aktive në Iran. Gratë po luftojnë për të drejta të barabarta. Të drejtat e barabarta janë shtylla e parë e demokracisë. Dhe, qeveria po përdor mënyra të ndryshme për të krijuar kufizime për gratë”, thotë Ebadi.

Projektligji për pasaportat dhe udhëtimin vjen vetëm pak muaj pasi Irani ka njoftuar se do të mbyllë dhjetëra kurse të nivelit universitar për gratë në mbarë vendin.(v.t.)/rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit