-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kasami: Nuk frigohemi dhe nuk kemi turp të themi se besojmë në Zot dhe se jemi mysliman

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Besa ka dashur të flas më tepër për fushatën e fundit ku e përmendin Zotin dhe fenë Islame. Nga Saraji, Kasami ka folur për veprimtarinë politike dhe për ideologjinë e Lëvizjes Besa.

“Ne të Lëvizjes BESA nuk frigohemi dhe nuk kemi turp të themi se besojmë në Zot dhe se jemi mysliman. Por ama ne nuk jemi në skenën politike, në asnjë koncept fetar, sepse shqiptarët e Maqedonisë para së gjithash kanë probleme kombëtare, shqiptarët e Maqedonisë kanë probleme me gjuhën, shqiptarët e Maqedonisë kanë probleme me identitetin e këtij shteti që nuk është identitet shqiptar por është një identitet maqedonas dhe ne duam që ky shtet po aq sa është maqedonas të jetë edhe shqiptar, ky shtet pas Ridefinimit do të jetë edhe një shtet ku edhe shqiptarët do të japin vulën e tyre”, deklaroi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit