-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

FETO përmes gënjeshtrave mundohet të mbajë anëtarësinë të bashkuar

Më të lexuarat

Shumë nga anëtarët janë ende në iluzion dhe besojnë në rikthimin e forcës dhe fuqisë së organizatës. Në pjesën tjetër të anëtarëve mbizotëron dëshprimi dhe paniku, tha psikiatri Saygili

STAMBOLL (AA) – Psikiatër të njohur turq thonë se anëtarët e FETO-s me vite kanë besuar në gjëra dhe qëllime të mbinatyrshme dhe se procesi i neutralizimit të këtij ndikimi në gjendjen e tyre mendore nuk do të jetë i lehtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me gazetarin e AA, psikiatri Sefa Saygili tha se vërehet një rënie e moralit te anëtarët e FETO-s dhe se shumë anëtarë nuk janë tërhequr nga mashtrimet në të cilat janë zhytur. Fjala është për organizatën terroriste të udhëhequr nga Fethullah Gylen, e cila është duke u procesuar në Turqi për rrjetin e saj të krimit disa vjeçar dhe përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak në korrik të këtij viti.

“Shumë nga anëtarët janë ende në iluzion dhe besojnë në rikthimin e forcës dhe fuqisë së organizatës. Në pjesën tjetër të anëtarëve mbizotëron dëshpërimi dhe paniku pasi kanë kuptuar se njeriu i cili i ka udhëhequr për vite dhe të cilit i kanë besuar verbërisht, është një gënjeshtar i vërtetë, tradhtar dhe një mashtrues. Në mesin e tyre ka gjithnjë e më shumë cytje për vetëvrasje”, tha psikiatri Saygili.

Duke vënë në dukje se organizata FETO vazhdimisht ka dhënë shpresë për anëtarët e saj, Saygili tha edhe se sot ajo përpiqet që përmes vazhdimit të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të mbajë anëtarësinë të bashkuar.

“Shteti duhet të merret me këtë çështje dhe të ndjekë penalisht ata që ende janë në kontakt me organizatën FETO. Po qe se u jepet rasti, tradhtarët sërish mund të ngrihen kundër shtetit dhe kombit. Bëhet fjalë për njerëzit të cilëve me vite u është shpëlarë truri dhe të cilët lehtë mund të besojnë çdo gjë që u thuhet dhe premtohet. Në këtë komunitet, për fat të keq, ka çdo lloj të së keqes dhe të pabesisë”, tha Saygili.

Po ashtu edhe psikiatri Kemal Sayar për AA thotë se studime të shumta mbi sektet dhe grupet e mbrapshta fetare tregojnë se në rast të dështimit dhe mungesës së arritjes së qëllimeve të mëdha vjen deri te shpartallimi i pjesës së arsyeshme të anëtarësimit, por edhe deri te forcimi i solidaritetit në mesin e atyre që mbesin në grup.

Duke vënë në dukje se fenomene të tilla distancojnë edhe më tej anëtarësimin e grupeve të tilla nga pjesa tjetër e publikut, Sayar tha se udhëheqjësit e grupeve të tilla shpesh përdorin ëndrra të rreme, premtime dhe tregime të rreme për të mbajtur grupin të bashkuar.

“Përveç këtyre premtimeve dhe ëndrrave, pas mos arritjes së qëllimit në skenë paraqiten ​mashtrimet, përçarjet mes anëtarëve, refuzimi nga pjesa tjetër e komunitetit dhe në fund mbyllja në paranojë. Krerët e e këtyre grupeve në raste të tilla me propagandë bindin anëtarët e saj se pikërisht ata janë të zgjedhurit, se populli nuk i kuptonë ata, sepse ata janë mbi të dhe se në fund ata do të jenë fituesit. Kështu ata përpiqen që të ruajnë grupin, të gjitha këto segmente ne i shohim në rastin e organizatës terroriste FETO”, tha Saygili.

Duke theksuar se është mjaft e logjikshme që shumë njerëz e kanë kuptuar mashtrimin në të cilën janë zhytur brenda FETO-s, ata rrëshqasin në depresion, Saygili tha se këta njerëz kanë nevojë për kohë që të analizojnë faktet dhe të shohin se idealet e tyre ishin larg nga ato reale.

Saygili tha se depresioni dhe rënia e moralit është e pranishme te ajo pjesë e anëtarëve, e cila në FETO ishte tërhequr në mashtrim, pa e ditur që në fillim se në çka janë duke u angazhuar në të vërtetë.

Psikiatri Dogan Sahin gjithashtu pohoi se lidershipi i FETO-s, është duke u përpjekur që përmes vazhdimit me mashtrime dhe bindje të rivendos forcën dhe autoritetin për të ruajtur bashkimin e organizatës.

“Nuk është befasi që shumë brenda FETO-s ende besojnë verbërisht në mashtrime të tilla. Verbërisht kanë ndjekur rrugën e dërgimit të vendit dhe kombit drejt shkatërrimit, dhe tani vetëm po vazhdojnë. Kur këtë vazhdimisht ua përsërisin njerëzit me të cilët jeni në kontakt, është e natyrshme që këta njerëz të binden për këtë, pas një kohe të caktuar”, ka thënë Sahin.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit