Ezani “pa zë” në Izrael, presidenti Rivlin kundër kryeministrit Netanjahu

Më të lexuarat

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin doli të martën kundër projektligjit të shumëdebatuar që do të ndalonte përdorimin e altoparlantëve për thirrjen e ezanit.

Projektligji, i cili ka ngjallur zemërim në mbarë botën arabe dhe atë muslimane, është vendosur të dorëzohet për lexim paraprak në parlament këto ditë.

Thuhet se forma e tij origjinale është ndryshuar javën e kaluar, me qëllim që të mos përfshijë këtu edhe sirenat që lajmërojnë fillimin e ditës së pushimit për hebrenjtë, çdo të premte pas perëndim të diellit.

Rivlin të martën ka pritur në një takim udhëheqës fetarë në rezidencën e tij në Jeruzalem, me qëllim “të kërkimit të mënyrave për të mbushur boshllëqet në lidhje me çështjen e muezinëve”, siç thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

“Mendova se ndoshta një takim i tillë mund të ketë ndikim në publik, dhe se do të ishte një turp nëse aprovohet një ligj i tillë që prek në çështjen e lirisë së besimit të një grupi të caktuar mes nesh,” u citua t’u thoshte pjesëmarrësve.

Rivlin, posti i të cilit është kryesisht ceremonial, e konsideron legjislacionin e ri të mbështetur nga kryeministri Benjamin Netanyahu si të panevojshëm.

Ndërkohë, në një bisedë telefonike të dielën, Rivlin i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se nisma legjislative izraelite do të trajtohen me ndjeshmëri, siç duhet trajtuar edhe çdo çështje tjetër e lirisë së fjalës dhe të fesë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit