3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqi, vazhdon ndërtimi i murit prej betoni përgjatë kufirit me Sirinë

Më të lexuarat

SANLIURFA (AA) – Forcat turke të sigurisë vazhdojnë të ndërtojnë murrin prej betoni përgjatë kufirit me Sirinë, projekt ky që pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ekip i AA-së ka vizituar lokacionin në qarkun Suruc në provincën Sanliurfa, ku forcat turke dhe shërbimet komunale janë duke ndërtuar murin e gjatë tre dhe të gjerë dy metra.

Forcat turke të sigurisë janë duke ndërmarrë masa të rrepta sigurie në kufirin turko-sirian, ndërkohë që muri është njëra nga këto masa.

Qëllimi i projektit është të krijojë sigurinë dhe të parandalojë kontrabandën dhe kalimin e paligjshëm përgjatë kufirit prej 900 kilometrash turko-sirian.

Siria fqinje në vitin 2011 u shndërrua në skenë të luftës civile, ndërsa në mes të vitit 2014 mori karakterin e kërcënimit më të gjerë për shkak të forcimit të organizatës terroriste DEASH.

Paralelisht me ndërtimin e murit të betonit i cili synon të ndalojë lëvizjen e terroristëve dhe luftëtarëve të huaj, forcat turke të sigurisë që nga mesi i tetorit, në bashkëpunim me forcat opozitare të Ushtrisë së Lirë Siriane ka nisur operacionin “Mburoja e Eufratit” që ka për qëllim neutralizimin e elementeve terroriste përgjatë zonës kufitare, dhe të ofrojë mbështetje për operacionin e koalicionit për të luftuar DEASH-in.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit