3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Invalidi shkupjan ndërpret thirrjet për ndihmë në strehim: Faleminderit! Erdogani sapo më dhuroi një shtëpi!

Më të lexuarat

Ertan Shakiri, një djalë shkupjan që ta këput shpirtin me fatin e tij si invalid, ka surprizuar të gjithë opinionin që e njeh në Maqedoni, duke iu ofruar lajmin e gëzueshëm që është bërë me shtëpi të re, dhuratë nga autoritetet turke. Vite më parë, do ishte vetë Erdogan që gjatë një vizite në Shkup do e takonte Ertanin dhe do i premtonte dhurimin e një karroce që nuk vonoi ta bënte realitet. E tashmë, djaloshi ka njoftuar me anë të një postimi në facebook se do të bëhet me një banesë të re. Ai iu ka kërkuar të gjithë shokëve, miqve dhe portaleve online të cilët më parë kishin shpërndarë një thirrje për ta ndihmuar me ndërtimin e një banese të re, që të ndërpresin thirrjet dhe sensibilizimin, pasi problemi dhe halli i tij u zgjidh. Me publikimin e lajmit të shoqëruar me foton e tij me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Ertan Shakiri thotë se ky njeri ka qenë dhe do të jetë afër tij, duke nënkuptuar se kush është ndihmuesi dhe zgjidhësi i problemit.

Sakaq, për këtë rast, Shakiri zgjedhë të shprehet edhe për tesheshi.com

“Unë që kur e mbaj mend veten jetoj në një banesë me qira. Nuk e di si t’ua përcjellë mundimet e mia dhe të familjes sime gjatë këtyre viteve. I falënderoj të gjithë ata të cilët çdoherë kanë treguar gatishmëri për t’më ndihmuar në aspekte të ndryshme. Ashtu siç e potencova edhe në facebook, përfaqësues të ambasadës turke më janë lajmëruar për t’më dhënë një lajm shumë shumë të mirë, se brenda një periudhe të shkurtë kohore do sigurojnë një banesë të re për familjen time. Po ashtu, ata kërkuan nga unë që të tërhiqen të gjitha postimet ku bëhet apel për ndihmë, ngaqë të tërat me urdhër të presidentit Erdogan i kanë marrë përsipër ambasada turke. Kjo nuk është hera e parë që presidenti Erdogan më ndihmon. Me presidentin Erdogan jemi takuar para disa viteve ku në hapjen solemne të xhamisë “Mustafa Pasha” në Shkup, më dëgjoi duke thirrur ezanin, u interesua për gjendjen time, dhe angazhoi disa njerëz që të me punësojnë në hotelin “Stone Bridge”, por që gjithashtu ma siguroi një karrocë digitale që sot e 4 vite e kam në përdorim”, deklaroi Ertan Shakiri për portalin tesheshi.com.

Pak ditë më parë, disa media online së bashku me disa figura publike kanë drejtuar një thirrje për t’i ardhur në ndihmë Ertanit për ndërtimin e një banese të re.

Ndryshe Ertan Shakiri përveçse njihet nga komuniteti i besimtarëve musliman si këndues i ilahive, ai është i trajtuar edhe si person me aftësi të kufizuara.

Nga Mensur Krasniqi – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit