Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, i kanë rënë në gjurmë një depoje ilegale në fshatin Llapnasellë, ku kanë gjetur mallra të kontrabanduara nga Serbia.
Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë zbuluar, të enjten, në një depo ilegale, në afërsi të Prishtinës, cigare, qumësht dhe pije të ndryshme alkoolike.
Të gjitha mallrat ishin pa banderola dhe ishin fshehur në një depo të maskuar, përballë një dyqani me pakicë, me pronar të njëjtë.
“Kemi konfiskuar rreth 450 litra raki, 170 litra verëra, 480 litra qumësht dhe 12 mijë e 400 copë cigare”, i tha Gazetës Jeta në Kosovë, A. Gj., zyrtar nga Dogana e Kosovës.
Cigaret e konfiskuara, të cilat pritet të asgjësohen, janë “Marlboro”, “Lucky Strike”, “Winston”, “Ronhill”, “Bond” dhe të brendeve të tjera të njohura. Pijet, sikurse dhe qumështi janë të prodhuar po ashtu në Serbi, si “Vinjak Rubin”, “Slivovica”, “Lloza”, “Moja Kravica”, etj.kohaislame