0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Svensson: Suedia do kthejë rreth 1 mijë azilkërkues shqiptarë

Më të lexuarat

SHKODËR- Ambasadori Suedez në vendin tonë Patrik Svensson, ka deklaruar nga Shkodra se në muajt e fundit ka një rritje të azil kërkuesve shqiptarë në Suedi. Aktualisht sipas Svenson në Suedi janë identifikuar mbi 1000 azilkërkues shqiptarë.

Ambasadori suedez duke deklaruar se vende si Shqipëria nuk mund të përfitojnë azil, ka paralajmëruar rikthimin e të gjithë azilantëve shqiptarë.

“Rikthimi i regjimit të vizave ka theksuar ai nuk duhet të ndodhë për Shqipërinë”. Svenson theksoi se aktualisht janë në bisedime me palën shqiptare, për ti dhënë zgjidhje kësaj situate, pasi një grup i vogël nuk duhet të ndëshkojë të gjithë shqiptarët, duke përmbysur liberaliziminn e vizave.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit