Ushtria izraelite ka thënë se vrasja e liderit të Hamasit në Rripin e Gazës shënon fillimin e një operacioni më të gjerë kundër militantëve.
Ahmed Al-Jaabari, i cili ka udhëhequr krahun ushtarak të lëvizjes islamike, është vrarë sot nga një sulm ajror i Izraelit.
Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës nga viti 2007, ka thënë se vrasja e Jaabarit “ka hapur dyert e ferrit” për Izraelin.
Vrasja e tij ndodh pas valës së fundit të dhunës përgjatë kufirit të Gazës.kohaislame