Aksionet e shuarjes së zjarreve që shpërthyen të martën mbështeten nga SHBA-të, Kroacia, Italia, Turqia, Spanja, Greqia, Palestina, Egjipti, Jordania dhe Qiproja
JERUSALEM (AA) – Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, ka deklaruar se pjesa më e madhe e zjarreve që në Izrael shpërthyen që nga dita e martë, në masë të madhe janë nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas tij në Izrael momentalisht nuk ka zjarre të mëdha dhe situate është nën kontroll. Rosenfeld shtoi se pjesëtarët e forcave të sigurisë bashkëpunojnë me njësitet zjarrfikëse si edhe më tej shuajnë disa zjarre të vogla në disa pika të caktuara.
Nga ana tjetër, “Kanali 2” izraelit raporton se sërish kanë shpërthyer zjarre në rajonin pyjor El-Hadirea, që i takon Haifit, Natafe, që bëjnë pjesë në Jerusalem dhe Kiryat Malakhi.
Policia izraelite njoftoi se zjarri që shpërtheu në Kiryat Malakhi është vënë nën kontroll.
Aksionet e shuarjes së zjarreve që shpërthyen të martën mbështeten nga SHBA-të, Kroacia, Italia, Turqia, Spanja, Greqia, Palestina, Egjipti, Jordania dhe Qiproja.
Zjarret filluan disa ditë më parë në Jerusalem, ndërsa për shkak të motit të thatë dhe me erë u përhapën edhe në 12 pika shtesë.
Nuk dihet shkaku i zjarreve, ndërsa disa media izraelite theksojnë se ekziston dyshimi se janë të qëllimshëm.