Zvicra do të votojë sot pro ose kundër Iniciativës popullore për braktisje të Energjisë Nukleare, duke mbyllur të gjitha centralet.
Aleanca “Për një braktisje të matur të energjisë atomike” përbëhet nga më shumë se 40 organizata dhe shoqata, ndërsa nga partitë e përfaqësuara në parlament, kjo iniciativë gëzon mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (SP/PS), asaj të Gjelbër dhe GLP (Grunliberale).
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e spektrit politik të vendit, gjegjësisht partitë e djathta dhe ato të qendrës: SVP/UDC, FDP/PLR, CVP/PDC dhe BDP e hedhin poshtë iniciativën.Krahas votimit të përmendur në nivel nacional, ditën e sotme në Zvicër do të votohet për iniciativën që kërkon ndalimin e punës së centraleve