Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka lavdëruar ish-liderin revolucionar të Kubës, Fidel Castro, i cili ka vdekur në moshën 90-vjeçare, duke thënë se ai ishte “simbol i një epoke”.
Në telegramin zotit Putin dërguar presidentit aktual të Kubës, Raul Castro, theksohet se “emri i burrshtetasit të shquar me të drejtë konsiderohet si simbol i një epoke në historinë botërore moderne”.
Putin theksoi se “Fidel Castro ishte mik i sinqerttë dhe i besueshëm i Rusisë”.