-3.6 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Flynn: Aleatja jonë, Turqia është në krizë dhe ka nevojë për mbështetjen tonë

Më të lexuarat

Gjenerali në pension Michael T. Flynn, këshilltari kryesor për sigurinë dhe shërbimin informativ i Donald Trump thotë se Turqia duhet të jetë prioritet i politikës së re të jashtme amerikane.

 

Flynn: Aleatja jonë, Turqia është në krizë dhe ka nevojë për mbështetjen tonë

Gjenerali në pension Michael T. Flynn, këshilltari kryesor për sigurinë dhe shërbimin informativ i Donald Trump thotë se Turqia duhet të jetë prioritet i politikës së re të jashtme amerikane.

14.11.2016 ~ 26.11.2016

Flynn.jpg

PODCAST – Aleatja jonë, Turqia është në krizë dhe ka nevojë për mbështetjen tonë

00:00/10:38

– Nga Michael T. Flynn* –

Në një kohë që Turqia përballet me një krizë të zgjatur politike, e cila kërcënon stabilitetin e gjatë të saj, mund të themi se shumë amerikanë nuk dinë se çfarë të mendojnë për këtë vend, që është aleati ynë. Media amerikane po kryen një punë të mrekullueshme kur flet për presionin e Presidentit Erdoan mbi opozitarët, por këtë ajo nuk e pasqyron brenda një perspektive të qëndrueshme dhe të drejtë.

“Para së gjithash duhet t’ia nisim punës duke kuptuar që Turqia është një vend me rëndësi jetike për interesat amerikane. Turqia është me të vërtetë aleatja jonë më e fuqishme në luftën kundër DAESH-it. Ajo siguron bashkëpunimin shumë të nevojshëm për operacionet ushtarake amerikane. Vetëm se administrata Obama mban një distancë të caktuar me Erdoanin dhe qeverinë e partisë AK. Kjo është një politikë e palogjikshme, e cila kërcënon aleancën që vazhdon prej vitesh mes nesh.

Mosmarrëveshja kryesore ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Turqisë është një mulla i errët, me emrin Fethullah Gylen që jeton në Pensilvani dhe të cilit ish-presidenti amerikan Bill Clinton në një video që ka qarkulluar shumë i drejtohet me “shoku im”.

Gylen e reflekton veten si një klerik i moderuar, vetëm se tentativa për grusht shteti e 15 Korrikut vërtetoi hapur që kjo nuk është fytyra e tij e vërtetë. Ai si të thuash është krekosur me ndjekësit, “ushtarët” e tij që presin në gatishmëri për të bërë çdo gjë, duke mos ngurruar aspak, me synimin për të përmbushur çdo lloj urdhri që do të japë Gyleni. Nëse ai do të ishte me të vërtetë një predikues i moderuar/i sinqertë, ai nuk kishte përse të jetonte në mërgim, dhe as nuk do të nxiste urrejtjen e Rexhep Tajip Erdoanit (Recep Tayyip Erdoğan) dhe të popullit turk.

Rrjeti global i liderit të organizatës terroriste FETO, Fethullah Gylen, është i mbushur me shenja që përputhen me përkufizimin e një rrjeti terrorist të rrezikshëm dhe jo-aktiv. Sipas këndvështrimit të Ankarasë zyrtare, Uashingtoni po strehon Bin Ladenin e Turqisë.

Heshtja e Uashingtonit në lidhje me këtë çështje, që në fakt është gati për të shpërthyer, nënkupton shumë kur dëgjojmë një pretendim absurd, të llojit sikur presidenti i zgjedhur i Turqisë ka inskenuar një puç ushtarak për të eliminuar opozitarët e tij politikë, ka bombarduar parlamentin e tij dhe ka dobësuar besimin ndaj ekonomisë së fuqishme të Turqisë.

Ky pretendim i pabazë, të sjell në mendje në një të formë të ngjashme edhe një pretendim keqdashës të përhapur nga armiqtë tanë sikur 11 Shtatori ka qenë një akt me lidhje të brendshme, të cilin shërbimi sekret amerikan e kishte kryer për të pushtuar tokat myslimane dhe për të marrë naftën e këtushme!

Si për ta rënduar edhe më shumë çështjen taksapaguesit amerikanë financojnë 160 shkollat publike të Gylenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtyre shkollave u janë dhënë viza të tipit H1-B më shumë në numër se sa i janë dhënë kompanisë Google. Është një diçka e pabesueshme miratimi që u kanë bërë zyrtarët tanë kërkesave për viza të mijëra mësuesve të anglishtes (për këto shkolla), mësues që flasin një anglishte të pakuptueshme. Në një pjesë të emisionit televiziv “60 Minutes”, që transmetohet në kanalin CBS, është bërë edhe një intervistë me njërin prej këtyre mësuesve të anglishtes, të importuar nga Turqia. Shumë çështje gjyqësore(padi), një pjesë e tyre në shtetet Ohio dhe Teksas, flasin për parregullsitë në funksionimin e këtyre shkollave.

Vetëm se krijimi i burimeve financiare nuk paraqet ndonjë problem për rrjetin e Gylenit. Avokatët e kontraktuar punojnë për vazhdimin e të ardhurave që i vijnë Gylenit dhe rrjetit të tij nga burimet fitimprurëse qeveritare. Institucione bamirëse, si Cosmos Foundation” vazhdojnë të sigurojnë ende mbështetje për shkollat publike të Gylenit.

Rastësisht, fondacioniCosmos” është një nga donatorët më të mëdhenj të Fondacionit “Clinton”. Nuk është aspak çudi që Bill Clinton e quan “shoku im” liderin e FETO-s, Fethullah Gylen. Tani nuk është më sekret se Huma Abedin, ndihmës i afërt dhe njeri i besuar i Hillary Clinton, ka punuar për 12 vjet si redaktor i një reviste të botuar nga Instituti i Marrëdhënieve me Pakicat Myslimane(Institute of Minority Muslim Affairs) me seli në Londër.

Fatkeqësisht publiku amerikan është duke u vënë në gjumë duke besuar se Gyleni promovon mësimet e dijetarit të famshëm sufi, Mevlana Xhelalaedin Rumi; se është një dijetar sufi; se po punon për të përhapur dialogun ndërfetar dhe është duke bërë një punë të mrekullueshme duke u siguruar të rinjve amerikanë arsimim me cilësi të lartë në matematikë dhe shkencë, si dhe në anglisht.

Zërat e shqetësuar dhe të dyshimtë në lidhje me këtë karakter të errët mbyten dhe mbulohen me shpejtësi nga rrjeti i tij i gjerë i marrëdhënieve me publikun dhe nga profesionistët ligjorë që ka. Me lidhjet që ka krijuar ai ka ndërtuar një fasadë të rreme, të cilën e ka montuar me anë të operacioneve false për orientimin e opinionit, dhe mundohet ta paraqesë veten si një viktimë të qeverisë së Turqisë.

Historia e përsërit vetveten, kur njerëzit përsërisin gabimet e së kaluarës.

Tani është koha ti hedhim një vështrim të ri rëndësisë së Turqisë, ta kuptojmë atë dhe të dalim me një politikë të re, të ndërtuar sipas një perspektive që do të ishte në përshtatje me prioritetet tona.

Është një diçka që bie ndesh me ndërgjegjen dhe e pamatur të jemi kundër aleates tonë në NATO, Turqisë, ndërkohë që sytë e Uashingtonit janë veshur me bojë (errësuar) nga ky burim i maskuar terrori dhe destabiliteti që strehohet në komoditet në oborrin e pasmë të shtëpisë tonë, në Pensilvani.

Politikën e jashtme duhet ta riorganizojmë në mënyrë që ti japim prioritet Turqisë. Botën duhet ta shikojmë përmes perspektivës së Turqisë. “Çfarë do të bënim ne (amerikanët) nëse mësonim menjëherë pas 11 Shtatorit, që Usama Bin Ladeni jetonte në një vilë të bukur në një nga qytezat turistike të Turqisë dhe njëherësh menaxhonte prej këtu 160 shkolla publike përmes fondit të krijuar me paratë e taksapaguesve turq?”

Fatkeqësisht çdo lloj grupi radikal legjitimitetin e fiton nga mashtrues e pseudoklerikë të tillë si Gyleni. Ne nuk duhet ti japim atij një strehë të sigurt këtu në ShBA. Në këtë krizë, është një domosdoshmëri absolute që ne të rikujtojmë se kush është miku ynë i vërtetë.

 

*Gjenerallejtënanti në pension Michael T. Flynn ka qenë drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe autor i librit me titullin “The Field of Fight”, i zgjedhur si një nga librat më të shitur nga “New York Times”.

Ky shkrim është një përmbledhje e artikullit me titull Our ally Turkey is in crisis and needs our support“, të cilin gjenerali në pension Michael T. Flynn e ka shkruar për gazetën “The Hill” në datën 8 nëntor 2016.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit