Kombet e Bashkuara u shprehën të tronditura nga përshkallëzimi i dhunës në Siri dhe bëri thirrje për një akses të menjëhershëm në Halep…
Organizata e Kombeve të Bashkuara u shpreh e tronditur nga përshkallëzimi i dhunës në Siri dhe bëri thirrje për një akses të menjëhershëm në Halep, ku lagjet opozitare në lindje janë bombarduar dhunshëm nga forcat e regjimit të Esadit.
“Kombet e Bashkuara janë shumë të tronditura nga përshkallëzimi i fundit i dhunës në disa rajone të Sirisë dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve të ndërpresin sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturave civile”, deklaroi koordinatori humanitar i OKB-së për Sirinë, Ali al-Zaatari dhe koordinatori rajonal, Kevin Kennedy.