-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Juncker: Evropa të rezervohet për t’i dhënë leksione Turqisë për refugjatët

Më të lexuarat

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, theksoi të premten se Turqia ka pritur dhe po strehon mbi 3 milionë refugjatë, ndërsa i kërkoi Evropës që të rezervohet për t’i dhënë leksione Turqisë në lidhje me këtë çështje…

 

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, theksoi të premten se Turqia ka pritur dhe po strehon mbi 3 milionë refugjatë, ndërsa i kërkoi Evropës që të rezervohet për t’i dhënë leksione Turqisë në lidhje me këtë çështje.

I ftuar në emisionin “Global Conversation” të televizionit “Euronews” me seli në Lion të Francës, transmetimi i të cilit u bë paraditen e shtunës, Jean-Claude Juncker bëri vlerësime në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian dhe krizën e refugjatëve.

Juncker vuri në pah se Turqia, Jordania dhe Libani kanë bërë dhe po bëjnë më shumë sesa BE-ja për refugjatët, prandaj vendet anëtare të Unionit duhet të jenë më të drejta dhe më të arsyeshme në kritikat e tyre.

“Turqia është një aleate e rëndësishme dhe kjo jo vetëm për shkak të krizës së refugjatëve. Natyrisht që një realitet lakuriq dhe i patjetërsueshëm është se Evropa ka dështuar në lidhje me krizën e refugjatëve, ndërkohë që Turqia po strehon mbi 3 milionë refugjatë. Prandaj unë kërkoj që Evropa të rezervohet për t’i dhënë leksione Turqisë në lidhje me këtë çështje. Turqia ka bërë shumë herë më tepër sesa Evropa. Pikërisht për këtë arsye duhet shfaqur një qëndrim modest për krizën e refugjatëve”, u shpreh ai.

Kreu i Komisionit Evropian u ndal gjithashtu mbi dialogun e Brukselit me Ankaranë zyrtare duke sqaruar se ai vetë bisedon rregullisht me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Bisedimet dhe kontaktet tona janë shumë energjike. Unë e njoh atë (Erdoganin) prej tashmë 17-18 vitesh dhe ai më njeh mua shumë mirë”, tha Juncker.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit