Diamanti i famshëm i Archduke Josephit është shitur gjatë një ankandi në Gjenevë për 21.48 milionë dollarë.
Çmimi i shitjes ishte shumë më i lartë sesa ai prej 15 milionëve që pritej të shitej, ndërsa trefish më i lartë sesa çmimi i blerjes gjatë një aksioni të mëhershëm, pothuajse para dy dekadash.
Diamanti prej 76.02 karatësh, me ngjyrë dhe qartësi të përsosur, vjen nga minierat e lashta të Golcondas në Indi.
Ai fillimisht i takonte Archduke Joseph-it të Austrisë (1872-1962), një princi të linjës hungareze të Habsburgëve.