Franca është shteti i parë perëndimor që e ka njohur koalicionin e ri opozitar të Sirisë. Presidenti i Francës, Francois Hollande e bëri këtë njoftim para reporterëve në Paris.
Grupet opozitare siriane u pajtuan gjatë fundjavës në Katar për formimin e një koalicioni të gjerë, për ta larguar presidentin Bashar al-Assad.
Një kryengritje që po zgjatë tash e 20 muaj kundër Assadit ka lënë me dhjetëra e mijëra të vrarë dhe mijëra të tjerë të zhvendosur.
Liga Arabe dhe Bashkimi Evropian, gjatë një takimi të djeshëm në Kajro të Egjiptit, e mirëpritën formimin e këtij koalicioni dhe e quajtën një hap të rëndësishëm përpara, por nuk ofruan njohje zyrtare.