3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjykata ndalon të nxirren informata për rastin “Monstra”

Më të lexuarat

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka urdhëruar dje që mediat të ndalojnë me nxjerrjen e informacioneve në opinion lidhur me dosjen dhe procedurën për rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Ky vendim i gjykatës ka pasuar pasi që dje një nga televizionet vendore përmes një kronike ka nxjerrë pjesë të aktakuzës në formë të shkruar, ku ishte edhe një pjesë e rrëfimit të një personi të akuzuar.

Pas kësaj informate të lansuar, Gjykata urdhëroi që të ndërpritet nxjerra e informacioneve dhe raportimi në këtë formë lidhur me rastin “Monstra”, duke nënvizuar se mund të dëmtohet procesi.

Sipas gjykatës, këto informacione të publikuara janë pjesë e deklasifikimit, që nënkupton kufizimin e përdorimit të dëshmive dhe aktakuzës. “Cdo koment që nënkupton lëndim apo shkelje të udhërit të dhënë shkakton dëme të drejtpërdrejta në procedurën penale”, thekson gjykata. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit