Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, në lidhje me perceptimin e krijuar tek populli turk se ‘pas tentativës së grusht shtetit (15 korrik) qëndron vendi i tij’, tha: “Nuk mund të di se çfarë mendon populli apo autoritetet turke.”
Pyetjes se “ A mund të shkaktojë qëndrimi në Amerikë i kreut të Organizatës Terroriste Gyleniste, Struktura Paralele në Shtet (FETO) Fethullah Gylen rritjen e qëndrimit anti-amerikan?” Kirby iu përgjigj duke ripërsëritur mendimin e tij se “nuk e di shkakun”.
Ai ripërsëriti se vendi i tij nuk ka lidhje me tentativën e grusht shtetit dhe shtoi: “Ne si udhëheqje e Amerikës mbështetëm Turqinë dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi dhe këtë mbështetje vazhdojmë ta japim edhe sot e kësaj dite”.
Kirby-t iu drejtua edhe pyetja nëse “Është marrë apo jo ndonjë masë sigurie në lidhje me mundësinë e arratisjes nga Amerika të Fethullah Gylenit që jeton në Pensilvania”.
Ai tha se në lidhje me këtë temë interesohet Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Pas konferencës për shtyp Zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, iu dhurua libri “Tentativa për Grusht Shteti e FETO-s Minutë pas Minuti” ku pasqyrohet në mënyrë kronologjike tentativa e grusht shtetit në 15 korrik dhe reagimet pas tentativës”.