-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Rusia me Kinën japin mesazhe pozitive për hyrjen e Turqisë në Pesëshen e Shangait

Më të lexuarat

Nga Rusia dhe Kina kanë ardhur përgjigjet e para pas deklaratës për pesëshen e Shangait, që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan bëri për gazetarët në avion gjatë kthimit nga vizita zyrtare që realizoi më 17 nëntor në Uzbekistan.

 

Gjigandët e 5-shes së Shangait për anëtarësimin e Turqisë në këtë organizatë deklaruan se “kjo do të ishte e dobishme”.

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes në Këshillin e Federatës, që është edhe dhoma e lartë e parlamentit rus, Aleksey Pushkov, në vlerësimin që i bëri çështjes përmes një postimi në Twitter tha se “Anëtarësimi i Turqisë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të ishte një lëvize e logjikshme për Erdoanin. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dallon nga Bashkimi Evropian (BE), por nuk është alternativë e BE-së. Por ajo që ndryshon në raport me Bashkimin Evropian është se anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) janë plotësisht sovrane”.

Kurse Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Ging Shuang në konferencën ditore për mediat tha: “Duam ta zhvillojmë dialogun me Turqinë, e cila ka kohë që është partnere dialogu në organizatën tonë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit