2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Për një muaj kapen 14 persona nga Interpoli

Më të lexuarat

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bashkëpunim me Agjencitë homologe të vendeve të tjera, gjatë muajit tetor 2012, ka bërë të mundur kapjen e 14 personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave të rënda penale.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë së Shqipërisë, rol të rëndësishëm në marrjen dhe përpunimin e të dhënave në lidhje me vendndodhjen e personave në kërkim ndërkombëtar dhe organizimin e operacioneve policore për kapjen e tyre kanë patur edhe policitë e njësive vendore.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, gjatë muajit tetor 2012, u kapën 7 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi për në vende të tjera.

Në sajë të shkëmbimit në kohë të të dhënave dhe informacioneve nga Zyra Qendrore Interpol Tirana me agjencitë homologe, në lidhje me vendndodhjen e personave të kërkuar, u bë e mundur, përgjatë së njëjtës periudhë, që të kapen 7 persona të shpallur në ndërkombëtar me qëllim ekstradimi për në Shqipëri, njofton noa.

Krahas arrestimeve për qëllim ekstradimi të 14 personave, nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, gjatë muajit tetor 2012, u ekstraduan 14 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerje të veprave të rënda penale.
U ekstraduan nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera 11 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa 3 persona u ekstraduan nga vendet e tjera në drejtim të vendit tonë.

Nga persona e ekstraduar 6 prej tyre kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes, 3 për veprën penale të vjedhjes me dhunë, 2 për trafik të lëndëve narkotike, 2 për shfrytëzim prostitucion, si dhe vepra të tjera penale.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit