Koalicioni “Rilindje me BESË”, pritet që sot të mbaj konventën promovuese në sallën “VIP Arena (Boris Trajkovski) me fillim prej orës 19.00.
Në konventën do të prezantohen kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Në njësinë zgjehdore numër 1 bartës liste do të jetë Zeqirija Ibrahimi. Në njësinë zgjedhore numër 2, Afrim Gashi. Në njësinë zgjedhore numër 5- Arben Labënishti dhe në njësinë zgjedhore numër 6 bartës liste do të jetë kryetari i BESËS- Bilall Kasami.