0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ne fetarët i lam pa namaz ushtarët!

Më të lexuarat

Ministria politike e FSK-së, meqë nuk po mundet me shëndrru FSK-në në ushtri paska vendos me i lanë djemt pa namaz, sipas disa mediave. Fundja Ministria nuk ka ndonjë punë më të mirë, se me të tjerat ka dështu kështu që mirret me diçka.
Ministria për mua nuk është ndonjë problem se ndonjë hajr i madh prej saj nuk po pritet.
Problemi më i habitshëm është çështja e jonë si fetar. Nuk e di pse bojm hyxhym me nxjerr në FB çdo namaz të dikujt. Falet polici, hyxhym e në FB, falet politikani hyxhym e në FB, falet Hoxha hyxhym e në FB e tash edhe FSK falet hyxhym e në FB! Vllazen musliman, ne jemi shoqëri që 96% jemi mysliman, nuk ka logjikë të vuajm nga ndjenja e inferioritetit që duhet me u motivu në fe për shkak që dikush falet. Shoqëria jonë në fakt ka themel fetar dhe si e tillë krenar janë fetarët ndërsa inferior e jo popullor janë anti fetarët!
Na duhet shumë punë por s’ka nevojë për ekspozim. Na duhet angazhim por jo me ua hap gojen të tjerëve. Na duhet fetari por jo emocionalitet. Na duhet fitore por jo me armiqesi! Na duhet urtësi e jo nxitim!
#meushtarëtnamazli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit