Banorët e disa zonave në Britaninë e Madhe janë përballur sot me kaosin e rrugëve, si pasojë e stuhive të dimrit. Disa qyteza janë përfshirë nga dëbora gjatë natës.
Zyra Met dhe Agjencia e Mjedisit kanë paralajmëruar një numër të madh të përmbytjeve si dhe rrugë me akull. Ata u kërkojnë banorëve që të bëjnë kujdes pasi temperaturat gjatë natës do të bien në -6 gradë celsius, ku do të ketë ngrirje në disa fusha, duke përfshirë edhe Skocinë.
Dëbora e madhe ka rënë gjatë natës në të gjithë pjesët e Greater Manchester, Devon, Cornwall dhe perëndim Uells. Kjo vjen si pasojë e rënies së temperaturave në zero gradë, duke shkaktuar kërdi për trafikun në orë e para të mëngjesit. Gjithashtu rrugët janë me akull, ndërsa disa janë në gjendje balte.
Ndërkohë një tornado shkatërroi një fshat pushimi dje në Uells, duke prishur gjithçka përreth.