2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rasmussen: Turqia nuk ka kërkuar nga NATO raketa “patriot”

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen bëri sqarime lidhur me pretendimet sikur Turqia ka instaluar sistemin e raketave Patriot në kufirin e saj me Sirinë.

“Për momentin nuk na ka ardhur ndonjë kërkesë e tillë nga Turqia. Në qoftë se do të na vinte një kërkesë e tillë, atëherë ajo do të merrej në konsideratë nga vendet anëtare të Aleancës”, u shpreh Rasmussen në një konferencë shtypi në Bruksel.

Anders Fogh Rasmussen iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve “A do ta pranojë NATO-ja kërkesën e Turqisë për të instaluar raketa Patriot?”

Sekretari i Përgjithshëm tha se Turqia nuk i ka dërguar ende Aleancës një kërkesë të tillë duke nënvizuar se Aleanca është e gatshme të mbrojë dhe ruajë Turqinë në rast se do të kishte nevojë për një gjë të tillë.

Rasmussen theksoi se është absurde të mendosh që NATO si një aleancë mbrojtëse të mos ketë gati plane veprimi për mbrojtjen e sigurisë së vendeve anëtare të saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit